Të ftuar:

Aldo Bumçi,

Eduart Shalsi

Deputeti i Partisë Demokratike, Aldo Bumçi, sonte, në studion e emisionit Opinion ka argumentuar arsyet bazë se pse opozita kërkon një qeveri teknike. Bumçi theksoi se PD e logjikon vendimin e marrë për qeveri teknike me arsyen e disa argumentave bazë, ku një prej tyre, është edhe mbjellja e drogës në të gjithë vendin nga Veriu në Jug dhe nga Lindja në Perëndim. Ai deklaroi se vendi është shndërruar në një plantacion kanabisi dhe me një plantacion të tillë, vendi nuk mund të shkojë në zgjedhje. Sipas tij, milionat e fituara nga droga do të përdoreshin për të blerë zgjedhjet, bashkë me to, në terren do të dilnin edhe bandat e krijuara nga kjo praktikë në vend, me armë duke terrorizuar qytetarët për të ndikuar në rezultatin e zgjedhjeve në vend. “Me plantacionet e kanabisit nuk ka zgjedhje”, theksoi Bumçi. Deputeti demokrat, bëri me dije, nëse realizohet një qeveri teknike do pezullohej vullneti për të nxitur një praktikë të tillë. Një arsye tjetër madhore është dhe krimi politik. Për deputetin demokrat kriminelë të veshur me pushtet apo të trimëruar nga përkrahja e shtetit janë rrezik për zgjedhjet e lira dhe të ndershme në vend. Bumçi theksoi se përveç varfërisë dhe mungesës së shpresës që kjo qeveri ka ngjall në vend, një arsye tjetër që legjitimon kërkesën e opozitës për qeveri teknike, është edhe manipulimi i zgjedhjeve nga Edi Rama. Bumçi bëri me dije se rasti i parë janë zgjedhjet e manipuluara në Korçë. “

Një televizion kapi në zyrat elektorale të PS-së me lista duke dhënë lekë për të votuar kandidatin e majtë, pavarësisht se fitorja socialiste ishte e sigurtë edhe pse kandidati ynë ishte një figurë serioze

”. Ai deklaroi se kjo praktikë vazhdoi edhe më pas, në vitin 2015, një vit e gjysmë nga marrja e pushtetit, në zgjedhjet e përgjithshme lokale, shqiptarët nuk ishin të lirë nga kërcënimet dhe frika për të votuar kandidatët e tyre sipas preferencave personale. “

Kryeministri më i paaftë, ky sot nuk ka një ekip ekonomik i cili e ka zhytur vendin në varfëri ku 200 mijë shqiptarë jetojnë me 2500 lekë të vjetra në ditë, e thotë Banka Botërore. Ky mandat 4-vjeçar, kjo varfëri dhe ku me dhunë ndaj shqiptarëve u janë prishur 9 mijë shtëpi dhe biznese në të njëjtën kohë kur ata janë larguar më shumë se sirianët. A ka turp më të madh, 20 milion banorë janë sirianët, vend i shkatërruar nga lufta; shqiptarët për frymë largohen më shumë se sirianët. Mandati i ri qeverisës i kësaj qeverie nga do dali, nga droga, krimi? Ky ishte Lazarati, tani na del Lazarati më i madh se Shqipëria. Kjo është propaganda e Rilindjes, Lazarati është më i madh se Shqipëria

”, theksoi ai.

Deputeti i PS Eduard Shalsi, është shprehur fenomeni i marijuanës apo hashashit ka qenë i përhapur edhe para vitit 2013. Sipas Shalsit, qeveria teknike është një absurditet. “Në vitin 2013, shqiptarët me vullnet i dhanë 1 milion shuplaka ish qeverisë për shumë arsye, mes të cilave ishte edhe Lazarati. Lazarati ishte një model që e identifikonte Shqipërinë në mbarë botën, në  2013 shqiptarët votuan mazhorancën për ta qeverisur për 4 vjet, çdo të thotë kjo që kërkon opozita tani?” ,ka thënë Eduard Shalsi.

Deputeti i PD-së, Aldo Bumci, sonte, në studion e emisionit Opinion ka theksuar se Edi Rama pasi humbi zgjedhjet e përgjithshme në 2009, në zgjedhjet e vitit 2013, kërkoi të bëjë aleancë me “

dreqin dhe birin

” me arsyen e vetme për të ardhur në pushtet. Bumçi theksoi se Rama vazhdon të mbështesë krimin, rasti është Elvis Rroshi. “

Ai mund ta shkarkonte, por se bëri. Ministri Ahmetaj doli mes socialistëve të Kavajës dhe gjithë popullit me arsyen e vetme për të treguar se PS ka aleancë me krimin dhe pikërisht këta persona Edi Rama nuk i shet, por i ka të vetët. Edi Rama humbi zgjedhjet në 2009 në 2013 ishte shansi i tij i fundit dhe vendosi të bëjë aleancë me krimin. Kur je në opozitë të krijohet bindja se i ke të gjithë kundër. U bë kryeministër, duke bërë deputet dhe kryetar bashkie dhe një armatë me njerëz që mbasi fitoj e vazhdoi me administratën publike. Opozita ka filluar që në vitin 2013-2014 duke denoncuar zyrtar të niveleve të larta të administratës që kishin qenë të dënuar për trafik droge

”, tha Bumçi.

I ftuar në Opinion, deputeti i PS, Eduart Shalsi është shprehur se edhe pas 26 viteve Partia Demokratike udhëhiqet nga Sali Berisha: “Këto kanë një problem jashtëzakonisht të madh kanë dy kryetar, një dejure dhe një defakto, kanë pas 26 viteteve ende kryetar Sali Berishën, kanë një kryetar që ka provuar se e ka çuar dy herë vendin drejtë humneres”, është shprehur Shalsi.

Deputeti Partisë Demokratike, Aldo Bumçi, sonte, në studion e emisionit Opinion ka deklaruar se me drogë, dhunë dhe kërcënime nuk do ketë zgjedhje. “Kryeministri Rama nuk vjen më në qeveri pasi nëse nuk reflekton, protesta do të radikalizohet deri në mosmbajtjen e zgjedhjeve”, tha Bumçi. Ai nënvizoi se Rama ose do t’i hapi rrugë qeverisë teknike ose nuk do ketë zgjedhje në vend. “Nuk do ketë zgjedhje në Shqipëri, por do ketë vetëm zgjedhje të lira dhe të ndershme”, pohoi Bumçi. Deputeti demokrat theksoi se shqiptarët le të votojnë përsëri Edi Ramën nëse e pëlqejnë, por ai është i detyruar që t’i hapi rrugën zgjedhjeve të lira dhe të ndershme.