Për herë të parë diskutimet për projekt-buxhetin e vitit të ardhshëm kanë zgjatur më pak se një orë në Komisionin e Ekonomisë. Opozita e braktisi mbledhjen që në nisje.

“Sa kohë që mazhoranca mori në mbrojtje z.Tahiri duke mos i hequr imunitetin, gjendja në vend nuk është normale, për rrjedhojë edhe në Kuvendin e Shqipërisë”.

Por aleati i demokratëve në betejën opozitare, Lëvizja Socialiste për Integrim ka qëndruar në sallë. Ministri i Financave Arben Ahmetaj u ka bërë thirrje deputetëve që të miratojnë këtë buxhet, pasi për herë të parë investimet publike arrijnë në këtë nivel pa rritur borxhin publik.

“Këto njihen si detyrime, por jo si borxh publik, siç janë njohur deri tani, nuk kemi bërë asnjë ndryshim. Pra, nuk është se po bëjmë një ndryshim ne tani në vitin e fundit”.

Të vetmit zëra kritikë ishin të deputetëve të LSI-së, ndërsa nga ana e mazhorancës nuk pati kërkesa për të rregullimin e ligjeve fiskale dhe fondeve në buxhetin e vitit të ardhshëm.

Tv Klan