Christian Panucci e nisi punën e tij në drejtim të Kombëtares me një takim me trajnerët e përfaqësueseve të moshave. Federata Shqiptare e Futbollit e shikon si një urë bashkëpunimi për të lehtësuar kalimin e talenteve nga ekipet e moshave te Kombëtarja A.

Armand Duka (President i FSHF-së)

Mënyra e punës nga ekipi U15 te ekipi A duhet të jeta pak a shumë e njëjtë që një futbollist në rritje ku të ndryshojë skuadër të kërkojë sa më pak kohë përshtatje dhe të japë maksimumin e tij.

Presidenti Armand Duka thote se Federata është ende në kërkim të një drejtori tenik.

Armand Duka (President i FSHF-së)

Kemi zhvilluar disa intervista me kandidatë, mund të ketë edhe të tjerë.

Emërimi i drejtorit teknik do të plotësonte stafin që do të punoje me Kombëtaren.

 Tv Klan