“Vetëm një gjë do të funksionojë” me Korenë e Veriut, tha Presidenti amerikan Donald Trump, pa dhënë detaje mbi deklaratën e tij në rrjet.

Prej 25 vitesh, bisedimet e administratës amerikane nuk sollën rezultatet për të zgjidhur krizen, tha Trump.

Deklarata e Trump erdhi një ditë pasi Kim Jong Un, Lideri komunist theksoi se nuk ka ndërmend të tërhiqet nga zhvillimi i programit bërthamor. Armet bërthamore janë garacia për sigurinë e Koresë së Jugut tha Kim Jong.

Presidenti Trump ka paralajmëruar më parë se SHBA mund të shkatërrojnë Korenë e Veriut nëse do të jetë e nevojshme të mbrohen interesat kombetare të Amerikës, si dhe ato të aleatëve të saj në rajon.

 Tv Klan