Pas sheshit Skënderbej, metropolit shqiptar i është shtuar edhe një pemë tjetër plot drita shumëngjyrëshe për të festuar festat e fundvitit tek zona e Pazarit të Ri.

Për herë të parë çdo fëmijë dhe banor i kryeqytetit mund ti festojë festat ne një hapësirë më të madhe festive, duke përfshirë edhe lagjet.

“Ne për herë të parë kemi dy vende ku do të festohen festat e fundvitit, festa e Krishtlindjes dhe e Vitit të Ri. Kemi sheshin Skënderbej, që ka le të themi një hapësirë më të madhe kombëtare, por për herë të parë ne po fillojmë edhe në sheshet e lagjeve. Dhe Pazari i Ri është eksperimenti im i parë për të krijuar markatat e vitit të ri, zbukurimet e Vitit të Ri, festën e Vitit të Ri edhe në lagje”.

 Kryebahskiku i Tiranës i rrethuar nga qindra fëmijë garantoi se ashtu siç u investua tek kjo zonë,  shumë hspejt do të nisë invetsimi edhe tek piramida për ta transformuar atë  në qendrën më të madhe të kulturës në të gjithë Ballkanin.

“Sot kam një lajm të mirë tjetër, që na erdhi nga Amerika, ku drejtuesit e fond it janë, sapo kemi siguruar edhe financimin që siç punuam me fondin amerikan bashkia dhe fondi  për të bërë pazarin e ri, investimi tjetër do të jetë tek Piramida  për ta transformuar piramidën  në qendrën më të madhe të kulturës në të gjithë Ballkanin, dedikuar për të rinjtë, për ata që duan të shprehen nëpërmjet artit , kulturës, nëpërmjet librit, nëpërmjet filmit, nëpërmjet teatrit dhe më vjen mirë në fakt që suksesin e Pazarit të ri…”

Falë zbukurimeve dhe dritave vezulluese, tek Pazari i Ri do të shtohen edhe tregtaret me tezgat e tyre. Veliaj ftoi qytetarët të konsumojnë sa më shumë produkte vendase, pasi në këtë mënyrë shtojnë të ardhurat dhe investimet për qytetin.

Tv Klan