Tensioni mes Shteteve të Bashkuara të Amerikës dhe Koresë së Veriut mbetet i lartë edhe pas turit aziatik të zv/presidentit amerikan Mike Pence. Numri 2 i Shtëpisë së Bardhë kërcënoi vendin komunist të mos e vërë në provë Uashingtonin, duke thënë se “kohës së durimit strategjik” amerikan kundrejt Koresë së Veriut i ka ardhur fundi.

Deklarata e Pence erdhi në kundërpërgjigje të retorikës agresive të zv/ministrit të jashtëm koreano-verior, në një intervistë për BBC. Diplomati tha se në rast të një sulmi të amerikanëve Koreja e Veriut do të niste një sulm bërthamor. Sakaq, Peniani provokoi edhe përmes një videoje propagandistike ku lëshon një raketë bërthamore ndaj amerikanëve.

Por Mike Pence siguron se Shtetet e Bashkuara, nën administratërn Tramp, do të mbrojnë gjithmonë paqen, duke e mbajtur mbrotjen e lartë.

Tv Klan