Video-Assistenti i arbitrit gjeti një faull të ndëshkueshëm me 11-metërsh dhe vlerësoi si të rregullt golin e Ronaldos në ndeshjet për Kupën e Botës për Klube. Rolin e Video-Arbitrit do ta mbulojnë ish-arbitrat, por si funksionon?

VAR qëndron në një dhomë me monitorë dhe sinjalizon në raste të rëndësishme penallti ose kartonë të kuq…është arbitri në fushë që merr vendimin përfundimtar…

Presidenti i UEFA-s Aleksander Ceferin, ka deklaruar se organizmi i drejtuar prej tij është në dilemë për ta përdorur këtë teknologji. Për Jarecin, UEFA vlerëson më shumë pjesën njerëzore të futbollit.

Personi që qëndron në një dhomë nuk i ka emocionet e fushës, vetëm arbitri që është në fushë e ndjen.

Si ish-arbitër i FIFA-s, Sokol Jareci është kundër teknologjisë në futboll.

Do i ikte bukuria lojës, nëse do i besonim teknologjisë do ktheheshim në robotë dhe do harronim pjesën njerëzore.

Të pakënaqur me këtë shpikje janë shprehur Luca Modric, Benzema dhe vetë Ronaldo. FIFA do të presë komente nga arbitra, futbollistë dhe tifozë për të bërë aplikimin zyrtar ose jo në ndeshjet e futbollit./ TV KLAN