Ju bëjnë thirrje qytetarëve shqiptarë, për sigurinë e tyre të armatosen, për të mbrojtur veten sepse nuk kanë asnjë siguri. Po po, të armatosen se armatoset dhe amerikani. Dhe me urgjencë të sjellin ligjin

”.

Për Prokurorinë e Përgjithshme kjo deklaratë e ish-kryeministrit Sali Berisha nuk është në kundërshtim me rendin kushtetues dhe nuk ka përmbajtjen e një vepre penale. Për këtë arsye organi qendror i akuzës vendosi të mos hapë procedim penal për Berishën.

Tetë ditë pas deklaratës së ish-kryeministrit Berisha, me 29 prill, 11 deputetë të mazhorancës dorëzuan në Prokurorinë e Përgjithshme kallëzim ndaj tij, duke i kërkuar organit të akuzës të ngrinte hetim penal për veprën e thirrjes së veprimeve që cënonin rendin kushtetues në vend.

Pasi ka kryer verifikimet mbi pretendimet e deputetëve të mazhorancës, prokuroria e argumenton se deklarimet e bëra nga Berisha, nuk përmbushin elementët e ndonjë vepre penale.

Shprehjet e përdorura prej tij nuk mund të vlerësohen të shkëputura nga konteksti i fjalimit të mbajtur nga Sali Berisha, si pjese e lirisë parlamentare të fjalës, mendimit dhe qëndrimeve në ushtrim të mandatit të deputetit

”, thekon Prokuroria.

Gjithashtu prokuroria çmon se thirrja e tij për armatosje për mbrojtjen e jetës, familjes dhe pronës, duke kërkuar edhe hartimin e një ligji nuk mund të konsiderohet vepër penale.

Në vendimin e Prokurorisë së Përgjithshme thuhet se: “

Pikëpamja, sipas të cilës shteti mund të lejojë pajisjen me armë e popullsisë në mënyrë ligjore, është një këndvështrim politik, i cili nuk është i ri, pasi ka eksperienca të tilla në vende të ndryshme të botës, përfshi këtu edhe SHBA-në, por kjo nuk do të thotë që ata politikanë të cilët e përqafojnë këtë kauzë duhet të mbajnë përgjegjësi ligjore

”.

Për thirrjen për armatosjen e popullsisë për t’i bërë ballë krimit dhe bandave kriminale, ish-kryeministri u përjashtua për 10 dite nga Parlamenti. / TV KLAN