Tifozët e ekipit Astros në SHBA kanë qenë dëshmitarë të propozimit për martesë që ylli i bejsbollit, Carlos Correa i bëri të dashurës së tij.

Gjatë pushimit të ndeshjes mes këtij ekipi dhe atij të Los Angeles, në një interviste për Fox News lojtari i Astros ka thënë se tani është momenti të bëjë një hap të rëndësishëm në jetën e tij.

Carlos Correa nuk hezitoi aspak të nxjerrë nga xhepi unazën me diamant, të ulet në gjunjë dhe t’i propozojë për martesë të dashurës së tij, Daniella Rodriguez.

Propozimi ka qenë i paprtitur për bukuroshen , ish miss Texasi. Mes emocionesh dhe lotësh përgjigja natyrisht ka qenë PO.

Lojtari i njohur i bejsbollit tha se kishte kohë që e mendonte të merrte këtë vendim, vetëm po priste momentin e duhur. Dhe nuk mund të kishte moment më të mirë se sa të deklaronte dashurinë e tij para qindra tifozëve dhe të gjithë teleshikuesve të “Fox News”.

Klan Plus