Për 3 ditë 130 kompani do të marrin pjesë në Panairin e Punës me 8 mijë oferta pune. Kryeministri Edi Rama tha se janë 31 vende pune që presin profesioniste, teksa theksoi se se mungesa e punonjëseve të kualifikuar është rezultat i dembelizmit masiv.

130 kompani që operojnë në fusha të ndryshme ofrojne 8 mijë vende të reja pune në Panairin e Punës që këtë vit organizohen fal një bashkëpunimi mes Ministrisë së Mirëqenies Sociale dhe Bashkisë së Tiranës.

Sipas Ministrit të Mirëqenies Sociale aktualisht janë të regjistruar vetëm 100 mijë të papunë në vend, ndërsa panairi për të një mundësi shumë e mirë për punësimin.

Paradoksin mes kërkesave të larta për punë dhe vendeve të lira të punës që qeveria thotë se janë afro 31 mijë, Kryeministri e shpjegon me mungesën e profesionistëve.

Bashkia e Tiranës thotë se ka rritur fondin për nxitjen e punësimit dhe ka hapur vende të reja punë gjatë zbatimit të veprave publike në kryeqytet.

Në panairin e vitit të shkuar u nënshkruan 800 kontrata pune.

Elja Zotka/Tv Klan