I pranishëm në qytetin e Vlorës për mbledhjen dy ditore të qeverisë, Kryeministri Edi Rama premtoi se brenda këtij mandati 4 – vjeçar, në qytetin bregdetar do të ndërtohet një kompleks i ri sportiv.

Projekti i quajtur “Vlora Sport”, duket se do të vihet në jetë në vendin ku ndodhet stadiumi “Flamurtari”, të cilin Rama e vizitoi me administratorin e klubit të futbollit “Sinan Idrizi” dhe kryetarin e Bashkisë, Dritan Leli.

Po studiohet mundësia për ndërtimin e kompleksit të ri edhe në Pyllin e Sodës. Aktualisht, Shqipëria ka vetëm dy stadiume të standardit të UEFA-s, “Loro Boriçin” në Shkodër dhe “Elbasan Arenën”.

Tv Klan