Kryeministri Edi Rama ndodhet edhe këtë të Dielë në Shkodër. Pas takimit të djeshëm me kryebashkiakët socialistë, ai ka mbledhur organizatat partiake për të diskutuar mbi anëtarësimet e reja në PS dhe zgjedhjet e vitit 2025.


Siç raportoi gazetarja e Klan News Emi Kalaja, mbledhja po zhvillohet me dyer të mbyllura dhe nuk pritet një prononcim nga kreu i qeverisë për mediat.

“Temë diskutimi mbeten anëtarësimet e reja të PS, nga rinia e Shkodrës që i bashkohen ngjyrës rozë.Nuk do ketë asnjë feedback për këto rezultate, megjithatë deri më tani përveç anëtarësisë së thjeshtë, janë të pranishëm edhe deputetët e PS dy bashkëkryetarët e PS”, raportoi Kalaja.

Në ditën e dytë të takimeve në këtë qytet janë prezentë edhe deputetët Edona Bilali, Agron Çela, Frrok Gjini dhe drejtuesja politike Elisa Spiropali. Rama shoqërohej nga kryetari i bashkisë Shkodër Benet Beci.

Kujtojmë se të Shtunën, përmes një deklarate për mediat kryeministri bëri me dije se një nga çështjet ku u fokusua takimi me krerët e bashkive të vendit ishte edhe rritja e pagave për punonjësit e administratës për bashkitë më të vogla. Ai u ndal dhe tek një sërë çështjesh të tjera. (Lexo më shumë)/tvklan.al