Fitorja e kandidatit republikan Donald Trump në krye të Shtëpisë së Bardhë shkaktoi shok në mbarë botën dhe tronditi tregjet, por duket se ka gëzuar presidentin rus Vlarimid Putin.

Brenda pak orëve nga fjalimi i fitores së Trump, Putin e përgëzoi atë dhe deklaroi mbështetjen e Moskës për të rivendosur plotësisht marrëdhëniet, aktualisht të tensionuara për shkak të Sirisë dhe mënyrës sesi duhet përballuar konflikti atje.

Rusia ishte protagoniste gjatë një periudhe mjaft të nxehtë të fushatës elektorale, për shkak se Trump e vlerësoi Putin si një lider të vendosur, ndërsa zyrtarët amerikanë akuzuan Moskën se kishte gisht në rrjedhjen e email –eve të demokratëve, me qëllim dëmtimin fushtës së Clinton.

“Trump ka folur për rivendosjen dhe përmirësimin e marrëdhënieve me Rusinë. Jemi të ndërgjegjshëm që rruga drejt kësaj do të jetë e vështirë, duke marrë parasysh gjendjen aktuale degraduese të marrëdhënieve mes SHBA dhe Rusisë”,

tha Putin për televizionin kombëtar rus.

“Kam thënë në mënyrë të vazhdueshme që nuk është faji jonë që marrëdhëniet Rusi – SHBA janë në këtë gjendje. Rusia është gati dhe dëshiron të rivendosë plotësisht marrëdhëniet me SHBA. E përsëris, e kuptojmë që do të jetë  e vështirë, por ne jemi gati të bëjmë pjesën tonë. ”

Më herët Kremlini deklaroi se Putin kishte shprehur mirëbesimin e ndërtimit të një dialogu konstruktiv mes Moskës dhe Washingtonit.

Rusët i kanë ndjekur nga afët zgjedhjet në Amerikë dhe shumë e përgëzuan fitoren e Trump, duke e konsideruar si një hap pozitiv për tregjet financiare.

Kirill Dmitriev, kreu i fondit Sovran të pasurisë në Rusi tha se kishte besimin që tregjet financiare do të vetë rregulloheshin me shpejtësi.

Por jo të gjithë rusët ndajnë të njëjtën bindje. Garry Kasparov, mjeshtri i madh i Shahut dhe një kritik i fortë i Putin, e komentoi fitoren e Trump me anë të një postimi në Twitter:

“Erdhi Dimri”

. Kasparov ka shkruar një libër kritik për Putin, të quajtur

“Dimri po vjen”

.

“Bota në kolaps” shprehet Ambasadori i Francës në SHBA

Por në pjesë të tjera të botës, mosbesimi ndaj Trump, që është betuar se do të jetë një lider i paparashikueshëm, u reflektua në deklarata plot ankth.

Andres Manuel Laopez Obrador, një ish – kandidat meksikan për president, i bëri thirrje meksikanëve të ruanin qetësinë.

“Meksika është një vend i lirë, i pavarur dhe sovran. Nuk është koloni, as protektoriat, nuk varet nga asnjë qeveri e huaj”,

tha ai në një video të publikuar në faqen e tij në Facebook.

Trump ka deklaruar se do të ndërtojë një mur me Meksikën dhe do të ndalojë emigracionin e jashtëligjshëm dhe e ka akuzuar vendin për sjelljen e përdhuruesëve dhe trafikantëve të drogës në SHBA. Ai ka propozuar gjithashtu ndalimin e hyrjes së myslimanëve në vend.

“Pas Brexit dhe këtyre zgjedhjeve, tashmë gjithçka është e mundur. Bota është duke u rrënuar përpara syve tanë. Marramendëse”,

tha Ambasadori francez në SHBA, Gerard Araud në Twitter.

Ish – Kryeministri suedez Carl Bildt, po në Twitter risolli në vëmendjen Brexit duke thënë:

“Duket se ky do të jetë viti i katastrofës së dyfishtë në Perëndim.”

Teksa zgjedhjet nisën, gazeta gjermane “Die Welt” riprodhoi një poster të filmit “Apocalypse Now”, por me foton e Trump të vendosur mbi titullin e filmit.

“Në SHBA demokracia është e vjetër dhe e respektuar. I ndoqa rezultatet e zgjedhjeve me një suspancë të veçantë. Dikush që zgjidhet për të qenë president nga populli amerikan, në zgjedhje të lira e të ndershme, ka rëndësi përtej SHBA. Ne gjermanët, përveç Bashkimit Europian, nuk kemi lidhje më të forta me tjetër vend se Shtetet e Bashkuara të Amerikës”

, deklaroi Kancelarja gjermane Angela Merkel.

Kryeministrja britanike, Theresa May e përgëzoi Trump, “pas një fushtate të fortë”.

“Britania dhe Shtetet e Bashkuara kanë një marrëdhënie të fortë dhe speciale bazuar në vlerat e lirisë, demokracisë dhe sipërmarrjes. Jemi dhe do të mbetemi partnerë të ngushtë në tregti, siguri dhe mbrotje. Pres me kënaqësi që të punoj me presidentin e zgjedhur Donald Trump, e sëbashku të sigurojmë prosperitetin e kombeve tona për vitet që do të vijnë

”, tha May.

Presidenti turk Recep Tayyip Erdogan tha:

“Shpresoj që zgjedhja e popullit amerikan do të jetë në të mirë të lirisë dhe zgjedhjes, ashtu sikurse edhe të zhvillimit të rajonit. Do të doja personalisht dhe në emër të kombit tim ta interpreoj këtë në mënyrë pozitive dhe t’i uroj atij një të ardhme të suksesshme.”

Festa e partive të ekstremit të djathtë

Liderët e partive të ekstremit të djathtë në Europë e kanë pritur mjaft mirë fitoren e Trump, përfshirë Nigel Farage të Britanisë e Marine Le Pen e Francës, e cila përgëzoi Trump dhe popullin e “lirë” të Amerikës.

Edhe babai i Le Pen, themelues i partisë Fronti Nacional e përgëzoi Trump për fitoren:

“Populli amerikan dëshiron që Donald Trump të jetë presidenti i njerëzve. Sot Shtetet e Bashkuara të Amerikës, nesër Franca. Bravo!”.

Edhe liderët e ekstremit të djathtë në Holandë, Belgjikë, Rusi, Çeki, Itali e Serbi, kanë shprehur gjithashtu mbështetjen për Trump. Madje partia Agimi i Artë në Greqi shkoi edhe më larg, kur bëri një video pro – Trump me neo –nazistë.

Humori në mediat ndërkombëtare

Disa organizata mediatike e kanë kthyer gjithçka në humor.

Gazeta franceze

“Liberation

” shkruajti se projektimi i fitores së Trump në lidhje me legalizimin e marijuanës, aprovoi në disa shtetet referendumin. Titulli kryesor ishte:

“Zgjedhjet në SHBA: Të paktën tani ata mund të përdorin marijuanë”.

Në Britani, një ndër reagimet më “bruto” ishte ai i një reviste mode që shkruajti:

“SH?T.

”/tvklan.al