Në intervistën e tij të parë që prej referendumit për kthimin e Turqisë në republikë presidenciale, Rexhep Taip Erdogan, refuzon të etiketohet si një diktator që kërkon të fuqizojë pushtetin e tij.

Recep Tayyip Erdogan (president i Turqisë)

“Unë jam një njeri i vdekshëm, referendumi nuk u bë për mua. Sistemi i ri përfaqëson një transformim në historinë e demokracisë së  Turqisë”.

Kreu i shtetit turk e vuri theksin te vullneti i zgjedhësve, duke thënë se demokracia merr fuqi vetëm nga populli.

Pas fitores së kampit pro ndryshimeve kushtetuese, mijëra njerëz vërshuan në rrugët e qyteteve kryesore të Turqisë, duke protestuar për të tretë dite rrathazhi kundër rezultateve te referendumit te së dielës.

Por Erdogan nuk i përfilli tubimet, sikurse vlerësimin e OSBE-së për të cilën tha se duhet te mbaje vendin që i takon. Kjo e fundit u shpreh se referendumi u zhvillua ne kushte te pabarabarta, ne kundërshtim me zotimet dhe detyrimet ndërkombëtare dhe ne shkelje te standardeve te Këshillit të Europës. Shqetësimeve të OSBE-së i janë shtuar edhe dyshimet e Këshillit të Europës për me shume se 2.5 milionë vota të manipuluara.

Por ndryshe nga politika europiane, presidenti turk gjeti mbështetjen e presidenti amerikan Donald Trump. Shefi i Shtëpisë së Bardhë përgëzoi homologun e tij pas fitores në referendum.

Tv Klan