Real Madrid konfirmohet Kampion i Botës. Ekipi spanjoll fitoi me rezultatin 1 – 0 finalen me skuadrën braziliane Gremio e zhvilluar të shtunën në Abu Dabi.

Një lojë më e mirë e Real, por që nuk gjeti shumë hapësira gjatë pjesës së parë pavarësisht rasteve të shumta. Në të dytën Cristiano Ronaldo shënoi golin e vetëm të sfidës. Portugezi nuk i la kohë portierit kundërshtar të reagonte me goditjen e tij. Një tjetër sukses këtë vit për Real Madrid që tani numëron 6 tituj botëror.

Në vendin e tretë e mbylli skuadra meksikane Pachuca që mundi arabët e Al Jazira me rezultatin 4 – 1 në finalen e vogël.

Tv Klan