Më në fund klubi i Kukësit ka konfirmuar rinovimin e mbrojtësit Albi Alla. 24-vjecari ka nënshkruar këtë të martë kontratën e re nga e cila do të përfitojë një pagë afro 5 mijë euro në muaj.

Në faqen zyrtare të klubit, Alla është shprehur i kënaqur që ka zgjidhur mosmarrëveshjet me ekipin dhe arritjen e akordit për vazhdimin e bashkëpunimit.

Alla kërkon një tjetër titull kampion me klubin verilindor./Tv Klan