“Rreth botës për 80 ditë” titullohet romani i famshëm i Zhyl Verne, por një çiklist skocez e ka përshkuar në më pak kohë.

Mark Beaumont arriti ta bëjë për 78 ditë, 14 orë e 40 minuta. 34- vjeçari u nis më 2 korrik nga Parisi me biçikletën e tij ai kaloi 16 vende të botës duke udhëtuar më shumë se 29 mijë kilometra. Mjeti tjetër që përdori ishte avion, por për të kaluar oqeanet për të mbërritur sërish të hënën në Paris.

Aventura e Mark Beaumont u shpërblye me përfshirjen te rekordet Guinness. Për të arritur këtë pedalonte 16 orë në ditë. Rekordi i mëparshëm ishte vendosur nga neozelandezi, Andrew Nicholson në 2015, të cilit iu desh të përshkonte për 123 ditë të njëjtën distancë. Mark Beaumont e kishte provuar në 2008, kur kjo aventurë zgjati 195 ditë.

Tv Klan