Ushtria ruse besohet se ka lëshuar “babanë e të gjitha bombave” në drejtim të komandantëve të ISIS.

Sipas raportimeve në media, forcat e armatosura të Vladimir Putin e kanë lëshuar bombën më të madhe jo – bërthamore më 7 Shtator. Në shënjestër të saj dyshohet të kenë qenë liderët e të ashtuquajturit Shteti Islamik në Deir ez – Zor, Siri.

Kjo është e njëjta ditë kur Ministria ruse e Mbrojtjes, në një postim në Facebook deklaroi se ka vrarë disa prej liderëve kryesorë të ISIS.

Si rezultat të një sulmi preciz ajror të forcave ajrore ruse në afërsi të qytetit Deir Ezzor, një qendër komandimi, qendër komunikimi dhe rreth 40 luftëtarë të ISIS janë vrarë”

, thuhej në postimin e ministrisë.

Në mesin e të vrarëve thuhet se është edhe Gulmurod Khalimos, i cili ishte trajnuar në Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe njihej si “ministri i luftës”. Gjithashtu, raportohet se i vrarë ka mbetur edhe një prej komandantëve kryesorë, Abu – Muhammad al – Shimali.

Kjo armë shkatërruese, e njohur si “babai i të gjitha bombave” çliron një tym gjigant me gaz të ndezshëm mbi objektivin.

Kur shpërthen, krijon një valë vdekjeprurëse presioni që mund të shkatërrojë lehtësisht bunkerë të fshehur.

Muaj më parë SHBA lëshoi “nënën e të gjitha bombave” në tunelet e ISIS në Afganistan, që krijoi një gropë gjigante në tokë, duke vrarë e shkatërruar gjithçka që ndodhej pranë./tvklan.al