Ndoshta për herë të parë FIFA nuk është e shqetësuar për infrastrukturën sa i përket kupës së botës. Nga 12 stadiumet ku do të luhen ndeshjet, një pjesë e tyre janë në ndërtim e sipër, por kjo nuk është shqetësuese për organizmin botëror të futbollit pasi çdo punim është sipas parashikimeve, në kohën e duhur.

Madje sipas presidentit të FIFA-s Gianni Infantino, stadiumet ruse do të jenë vepra arti. Në fakt zvicerani ka të drejtë teksa sheh këto pamje se si do të duken impiantet.

Luzhniki stadium aty ku do të luhet ndeshja hapëse dhe ajo finale është më i madhi me 81 mijë vende.  Në Luzhniki dhe Krestovsky Stadium në Saint Petersburg do të luhet pjesa më e madhe e sfidave nga 7 në secilin impiant.

Sochi, Kazan, Nizhny Novogrod dhe Samara do të presin nga 6 përfshi edhe cerekfinalet. Në Otkrytiye Stadium në Moskë dhe Rostov-on-Don do të luhen nga 5 takime.

Vlerësohet se Rusia ka shpenzuar rreth 10 miliardë dollarë për stadiumet dhe infrastrukturën për të garantuar një realizim perfekt të të gjithë botërorit.

/Tv Klan