Shqipëria i mund në shtëpi, media turke flet për ‘natë makthi’



Turqit nuk e kanë kapërdirë humbjen e hidhur nga Kombëtarja shqiptare, 2 – 3 , në shtëpinë e tyre në Antalia.

Dy gola të Sadikut dhe një i Grezdës i dhanë fitoren Shqipërisë, pavarësisht ndëshkimit me karton të kuq të Memushajt para përfundimit të pjesës së parë.

Duel golash në Antalia, 5 gola dhe 1 karton i kuq”, shkruan Milliyet, duke shtuar se miqësorja ishte një provë e keqe për Kombëtaren turke.

Ndërsa për “Hurriyet”, ndeshja ishte “Zhgënjim Kombëtar! Tjetër humbje…”. Gazeta thotë se Turqia e humbi ndeshjen e 550-të të historisë së saj.

“Sozcu” shkruan “Kombëtarja siç e dini! Tjetër shgënjim”, teksa më herët gjatë ndeshjes gazeta shkruante: “Natë makthi në Antalia”.

Për “Fanatik” Turqia ka “harruar të fitojë”.

Gazeta sportive shkruan se në 6 ndeshje me Lucescu-n, Turqia ka arritur të fitojë vetëm një ndeshje. /tvklan.al

Kategori
SportTe funditTë gjitha
0 Komente

Përgjigju

*

*