Pavarësisht kërkesave që Kosova ka depozituar pranë Sekretariatit të Energjisë për të penalizuar Serbinë, e cila nuk lejon funksionimin e linjës së interkonjeksionit me Shqipërinë, Sekretariati nuk ka marrë asnjë masë.

Akuzën e bën Zv/Ministri i Zhvillimit Ekonomik në Prishtinë, Gani Koçi, i cili thotë se shpresat e vetme për vënien në punë të projektit që dy shteteve u ka kushtuar 75 milion euro, mbeten te institucionet ndërkombëtare.

Kosova kërkon penalizim të Serbisë për këtë çështje.

Në muajin Nëntor, të gjitha shtetet anëtare të Sekretaritatit të Energjisë hapën një çështje kundër Serbisë, ku i linin afat të njihte Pavarësinë e sistemit energjitik në Kosovë deri në Dhjetor, në rast moszbatimi, atëherë Sekretariati duhet të nisë penalizimet ndaj Beogardit, por kjo ende nuk po ndodh.

Tv Klan