Serbia voton sot për presidentin e ri te vendit. Qendrat e votimit janë hapur në orën 7 të mëngjesit me 11 kandidate që garojnë për postin e kreut te shtetit.

Mbi 6 milionë banorë janë regjistruar për të votuar në zgjedhjet e të dielës. Më shumë se 8 mijë qendrat e votimit do të mbyllen në orën 20.00.

Edhe ne Kosovë në të gjitha qendrat që është vendosur të votohet, ka nisur procesi i cili deri tani ka vijuar pa incidente.

Ne Kosove votohet në katër qendra dhe 16 njësi rajonale.

Vëmendja është përqendruar tek kryeminsitri Aleksandar Vuçiç, i cili është kandidati favorit për të zëvendësuar presidentin Tomislav Nicoliç.

Sipas sondazheve, kryeministri Vuçiç duket se po shkon i sigurt drejt karriges se presidentit.

Sipas vlerësimeve të fundit, ai gëzon mbështetjen e 54% te votuesve serbe, duke u ndjekur nga ish-Avokati i Popullit Sasha Jankoviç me 12.8% dhe populisti Luka Maksimoviç me 9.5%.

Në garë për postin e presidentit është edhe lideri i radikaleve serbe, Vojsllav Sheshel.

Tv Klan