Dhoma e ulët e Kongresit Amerikan miratoi projekt-ligjin për shëndetësinë të Presidentit Donald Trump.

Paketa ligjore kaloi në limit me 217 vota, nga 216 që i nevojiteshin. Ajo do të zëvendësojë ligjin aktual të shëndetësisë në Shtetet e Bashkuara, i njohur gjerësisht si “Obamacare”.

Presidenti Trump kishte bërë thirrje për anulimin e ligjit të krijuar nga paraardhësi i tij, por “Obamacare” kishte rezistuar në sajë të kundërshtimit të demokratëve dhe grupeve të tjera të interesit që përfaqësojnë mjekët dhe spitalet amerikane.

Në qershor reforma shëndetësore e propozuar nga Trump pritet të votohet në Senat. Miratimi i saj nga Dhoma e Përfaqësuesve cilësohet si një fitore për administratën Trump, dhe largon zërat për përçarje mes Republikanëve.

Tv Klan