Terroristët e Shtetit Islamik, po përgatisin një atentat të madh, i përmasave të 11 shtatorit 2001. Alarmi vjen nga Sekretarja amerikane për Sigurinë e Brendshme, Elaine Duke. Sipas saj, xhihadistët po kryejnë sulme me thika dhe furgonë në vende si Britanie Madhe, Franca apo Spanjë për të mbajtur në gadishmëri grupet e tyre për një tjetër shpërthim të madh.

Duke njoftoi se shërbimet e inteligjencës kanë mbledhur një sërë të dhënash që tregojnë përgatitjen e një plani të ri. Terroristët synojnë të përdorin avionët si armë, për të sulmuar qytetet amerikane e për të shkaktuar mijëra viktima civile si në sulmin ndaj ndaj Kullave Binjake.

Edhe pse ISIS po pëson disfata të njëpasnjëshme në Irak e Siri, xhihadistët kanë një objektiv shumë të madh, tha Duke, e cila siguroi se vëmendja e autoriteteve të sigurisë është maksimale.

Tv Klan