Tetë persona kanë mbetur të vrarë në Misisipi të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, pasi një personi armatosur hapi zjarr në tre shtëpi të ndryshme. Mes viktimave raportohet të jetë edhe zv/sherifi.

Autoritetet kanë arritur të arrestojnë një të dyshuar, por ende pa qenë të sigurt nëse personi i vënë në pranga është autori i sulmit tragjik.

Deri tani, informacionet janë të pakta. Hetuesit po përpiqen te kuptojnë nëse i arrestuari ka patur njohje me viktimat.

Tv Klan