Donald Trump e tha qartë gjatë vizitës në Korenë e Jugut, se koha e durimit strategjik me Veriun komunist ka marr fund. Qëndrimi i shefit të Shtëpisë së Bardhë nuk mbeti vetëm te fjalët. Shtetet e Bashkuara të Amerikës nisën në gadishullin korean 3 aeroplan-mbajtëse, në një stërvitje të vetme së bashku me Korenë e Jugut dhe Japoninë. Aeropolan-mbajtëset USS Ronald Regan, USS Nimitz dhe UUS Theodore Roosvelt u dërguan në Detin e Japonisë për herë të parë që kur marrëdhëniet mes Uashingtonit dhe Penianit janë tensionuar ndjeshëm. 3 gjigantët lundrues të SHBA-ve janë të pajisur me arsenal bërthamor.

Shtetet e Bashkuara dërgojnë në këtë mënyrë një mesazh të qartë force ndaj kërcënimit raketor të vendit komunist. Për Korenë e Veriut afrimi i 3 aeroplan-mbajtëseve është një kërcënimi i qartë dhe një provë e përgjithshme e Uashingtonit, përpara sulmit bërthamor ndaj Penianit. Vendi komunist sulmoi drejtpërdrejtë presidentin Trump, të cilin e quajti një “mbjellës lufte”, që po shëtit në Azi.

Ndërkohë Trump shfrytëzoi Samitin e APEC-ut për të shkëmbyer disa momente me homologun rus Vladimir Putin. Shtëpia e Bardhë dhe Kremlini dolën në një deklaratë të përbashkët, ku thuhej se dy presidentët diskutuan impenjimin e përbashkët në luftën kundër ISIS deri mposhtjen e organizatës terroriste.

Tv Klan