Neymar te Real Madrid dhe Cristiano Ronaldo te Paris Saint Germain. Ky është një mundësi për merkaton e verës sipas radios spanjolle “Cadena Ser”. Një shkëmbin që po e mendon presidenti i klubit madrilen, Florentino Perez madje të shtojë edhe një shumë parash.

Një lëvizje që mund të kënaqte të gjithë, pasi Neymar me fanellën e Real Madrid do të kishte më tepër mundësi për të fituar Topin e Artë, ndërsa Cristiano Ronaldo të firmoste një kontratë fitimprurëse në moshën 33-vjeçare.

Ekipet duhet të bëjnë llogaritë mirë, pasi transferimi i Neymar te Paris Saint Germain kushtoi 222 milionë euro, më i shtrenjti i të gjitha kohërave. Nëse do të ketë zhvillime do të jenë pas botërorit sipas “Cadena Ser”.

Tv Klan