Shkodran Mustafi do të firmosë për Arsenal dhe pritet që zyrtarizimi të bëhet në orët në vijim. Mediat angleze citojnë menaxherin e tij, Ali Bulut, i cili konfirmoi arritjen e marrëveshjes dhe mbylljen e detajeve të fundit.

Transferimi nga Valencia i mbrojtësit me prejardhje shqiptare do të kushtojë 35 milionë euro. Arsenal ka probleme me mbrojtjen për shkak dëmtimesh.

Shkodran Mustafi ishte pjesë e Everton në të kaluarën, por duke luajtur vetëm në një ndeshje në Europa League si zëvendësues.

24 – vjeçari është aktivizuar edhe te Sampdoria, ndërsa karriera e tij është në rritje. Në Europian, ai bëri një paraqitje të mirë me Kombëtaren Gjermane, duke shënuar edhe një gol.

Shkodran Mustafi do të gjejë tek Arsenal një tjetër lojtar me prejardhje shqiptare, mesfushorin Granit Xhaka, edhe ai i transferuar këtë verë.

Tv Klan