Kalifornia është shkrumbuar nga zjarret e ditëve të fundit. Pamjet e filmuara nga ajri tregojnë më shumë se 170 mijë hektarë tokë të djegur. Mijëra banesa janë shkatërruar, ndërsa numri i viktimave ka shkuar ne 31.

Rreth 300 persona konsiderohen të zhdukur deri tani ndërkohë që autoritet thanë se shumë persona mungojnë për shkak të mënyrës kaotike të evakuimit.

Shkaqet e zjarrit janë ende të panjohura. Erërat e forta kanë favorizuar flakët, ku 22 vatra janë ende aktive.

8 mijë zjarrfikës dhe 124 avionë janë përfshirë në operacionet e fikjes së zjarreve.

Ngjarja konsiderohet  si një nga katastrofat me të mëdha natyrore në historinë e Kalifornisë.

Tv Klan