Shqipëria pësoi një tjetër humbje, kësaj here në një ndeshje miqësore me rezultatin 2 – 1 me Bosnje Hercegovinën. Kuqezinjtë nuk arritën të bënin kthesën me rivalin ballkanas në takimin e luajtur në Elbasan. Gianni De Biasi e nisi me disa ndryshime nga përballja me Italinë, mes tyre edhe debutuesi Alla, i cili nuk la shenjë.

Gabimet në mbrojtje ndëshkuan ekipin tone. Dzeko shënoi që në minutat e para. Kapiteni i Bosnje Hercegovinës ktheu në gol 11-metërshin e shkaktuar nga Aliji. Përpjekjet e sulmit shqiptar nuk sollën gola gjatë pjesës së pare, ndërsa ishte Luliç, i cili realizoi për boshnjakët pak para pushimit mes dy pjesëve.

Zëvendësimet e kryera e kthyen Shqipërinë më sulmuese. Balaj shënoi në mesin e pjesës së dytë, duke shfrytëzuar krosimin e Hykës. Rastet e tjera nuk u shfrytëzuan nga sulmi kuqezi edhe pse në kohën shtesë iu afrua golit të barazimit Kjo është humbja e katërt radhazi e Kombëtares, që nuk kishte ndodhur më parë nën drejtimin e Gianni De Biasi.

Tv Klan