Është shuar në moshën 77 – vjeçare legjenda e televizionit britanik Terry Wogan. Një prej prezantuesve më të njohur në BBC , ai ndërroi jetë sot pas një betejë të shkurtër por agresive me kancerin.

Sir Terry Hogan ishte një prej prezantuesve më të dashur dhe këtë vit festoi 50 vite punë në televizion e radio. Gjëndja  e tij shëndetsore tij u mbajt e fshehtë prandaj për publikun ishte shokues lajmi që ai humbi betëjën me sëmundjen e shekullit. Wogan ishte moderatori me më shumë dëgjues në radio, duke e bërë programin e tij të mëngjesit “Wake up to Wogan” më të ndjekurin. Ai gjithashtu prezantoi emisione të tjera si “Blankety Blank”, “Come Dancing” dhe ishte komentator i Eurovisionit nga viti 1971 deri në 2008- ën.

hogaw

E kanë përshkruar gjithmonë si një njëri të ngrohtë, gazmor, bujar dhe e kanë cilësuar si një thesar kombëtar.Ai ka qenë organizator dhe prezantues i shfaqjes së bamirësisë ”Fëmijët në nevojë” për vite më rradhë, shfaqje që mblodhi 600 milionë paund për të ndryshuar jetën e fëmijëve në nevojë.

fffffffffffffffff

Miliona fansa, kolegë, miq dhe të njohur kanë shkruajtur vlersime dhe i kanë shprehur sot ngushëllime familjes, per humbjen e legjendës Sir Terry Wogan.