Një nga këshilltarët e lartë të Richard Nixon dhe një figurë kyçe në skandalin e Watergate, tha se lufta kundër drogës është krijuar si një mjet politik për të luftuar zezakët dhe hipitë, sipas një interviste të publikuar kohët e fundit në revistën “Harper”.

“Fushata e Nixon në vitin 1968 dhe Shtëpia e Bardhë pas kësaj, kishin dy armiq: Kundër luftës majtas dhe njerëzit e zinj”

, ka thënë ish – shefi i politikës së brendshme të Nixon, John Ehrlichman, për shkrimtarin e Harper Dan Baum, për numrin e radhës të revistës, publikuar të martën.

“Ishim të ndërgjegjshëm që nuk ishte e ligjshme që të dilnim publikisht kundër të zinjve, por duke krijuar një lidhje për publikun mes hipive dhe marijuanës dhe të zinjve me heroinën. Dhe më pas t’i shpallnim kriminelë, në mënyrë që t’i shpërbënim këto komunitete”-

tha Ehrlichman.

“Ne mund të arrestonim liderët e atyre, të bastisnim shtëpitë, t’i ndërprisnim takimet dhe t’i denonconim çdo natë në lajmet e mbrëmjes. A e dinim ne se po gënjenim për drogërat? Po, sigurisht.”

Sipas Ehrlichman, lufta kundër drogës ka qenë thjesht një sulm politik i projektuar për të ndihmuar fitoren e Nixton dhe për të mbajtur Shtëpinë e Bardhë.

Këto deklarata, janë shumë larg shpjegimit publik që Nixon dha në legjislacionin që i paraqiti Kongresit për luftën kundër drogërave, në Korrik të 1969, që ishte rritja e ndikimit të heroinës dhe përdorimit gjithnjë e më shumë të marijuanës nga studentët.

Fokusi politik i Nixon ishin votuesit e bardhë, “shumica të heshtur,” siç njihet dhe përqeshja e Nixon për minoritetet në mënyrë të veçantë ata me ngjyrë, është i njohur nga regjistrimet e tij në Shtëpinë e Bardhë./tvklan.al