Grupi ruante bregdetin për policë para nisjes së gomones

Me në krye një shtetas të huaj nga vendet e Lindjes së Mesme, në bashkëpunim me shtetas të tjerë në Greqi, trafikantët shqiptarë kaluan në mënyrë të paligjshme me gomone drejt Italisë, dhjetëra qytetarë sirianë, egjiptian e jo vetëm.

Sipas dosjes së Prokurorisë së Posaçme këta persona kishin krijuar baza të qëndrimit të emigrantëve në Vlorë, Fier, apo Tiranë dhe nëpërmjet pagesave i akomodonin pasi ata ishin futur në Shqipëri nëpërmjet kufirit tokësor, ku mbërrinin nëpërmjet lokacionit në Whatsaap.

Në rast të mos pasjes së vlerave monetare, emigrantët e lindjes liheshin rrugëve deri në sigurimin e transportit detare me gomone dhe mjete të tjera.

Në zonat e bregdetit ku bëhej nisja për në Itali, qëndronin shtetas të tjerë, anëtarë të grupi kriminal që ruanin për patrullimet e Policisë dhe në momentin që rruga ishte e pastër bëhej nisja.

Tv Klan