Me fitoren 1-0 në Gjirokastër, Skënderbeu vazhdon të ndjekë dy kryesueset Kukësin dhe Partizanin. Goli i James ka vlerën e 3 pikëve dhe qëndrimit në garën për titull.

Pas përfundimit të pjesës së parë me rrjeta të paprekura, me fillimin e së dytës James gjeti golin e fitores për skuadrën e Ilir dajës.

Të dy këto ekipe ruajnë pozicionet e mëparshme në renditje.

Fundi i ndeshjes mes Luftëtarit dhe Skënderbeut është shoqëruar me tension mes tifozëve të të dy ekipeve. Policia i mori menjëherë në mbrojtje mbështetësit e ekipit të Skënderbeut. Uniformat blu qetësuan situatën.

Ndeshja e fundit e javës mes Teutës dhe Flamurtarit nuk prodhoi fitues. 90-minutëshi i mbijetesës përfundoi me rrjeta të paprekura. Sa i përket renditjes e fituar doli Teuta që u ngjit një shkallë më lart dhe tashmë është në vendin e 6.

Tv Klan