Skënderbeu – Partizani është kryesfida e javës së tretë në Superligë. Sezonin e kaluar të kuqtë morën 4 pikë nda dy ndeshjet e luajtura në Korçë, por këtë sezon ende nuk kanë fituar. Të shtunën në orën 19:00 pritet një sfidë e fortë mes prentendentëve për titullin.

Marrja e fitores do të thotë edhe 3 pikë më pak për rivalin. Për të shkuar te fitorja duhet të djerësijmë shumë.”

, tha Ilir Daja, Trajner i Skënderbeut.

Mark Iuliano pret që ekipi të reagojë në Korçë, pasi një sukses ndaj Skënderbeut do të thotë më shumë se 3 pikët.

Vlen shumë fitorja për pikët, për edhe për moralin. Pritshmëritë për të arritur diçka të mirë janë. Rivalin e kam studiuar dhe po bën një paraqitje të mirë në Europë, por duhet të marrim një rezultat ndaj një rivali direkt për titullin.

Në pritje është Kukësi që këtë javë do të presë Laçin. Mladen Milinkovic mund të ketë një shtysë më shumë, pasi ekipi i tij luan një ditë më vonë.

Renditja do të ndryshojë, pasi Skënderbeu luan me Partizanin dhe Teuta me Flamurtarin dhe besojmë se deri në pushimin e kampionatit do të ketë ndryshime të vazhdueshme dhe atëherë do të shikohen favoritët për titullin.”

Pas 2 javëve të para Superliga kryesohet nga Teuta me pikë të plota./Tv Klan