Vëmendja e tifozëve do të jetë në Kiev. Sot në mbrëmje Real Madrid do të përpiqet të fitojë për herë të 13 Champions League në sfidën me Liverpool. Kjo është edhe një përsëritje finales së 1981 ku ekipi anglez mundi me rezultatin 1 – 0 atë spanjoll duke u shpallur kampion i Europës.

Real Madrid ka qenë më i suksesshëm vitet e fundit, por për trajnerin Zinedine Zidane nuk mund të festohet një tjetër sukses pa zbirtur në fushë.

“Nuk jemi favoritë, duhet të bëjmë një ndeshje të madhe nëse duam ta fitojmë. Finalet janë gjithmonë 50% me 50%”.

I dorëzuar nuk është Jurgen Klopp edhe pse nxjerr në pah vlerat e kundërshtarit.

“Ata kanë përvojën, por në fushë vlen pak. Real është fenomenal, por ne jemi me meritë këtu dhe do të bëjmë gjithçka për ta fituar”.

Real Madrid, sipas gazetës “Marca”, pritet t’i kthehet nga minuta e parë treshes sulmuese Bale, Benzema dhe Cristiano Ronaldo, nëse nuk ka ndryshim të momentit të fundit. Isco mund të parakalojë Bale. Liverpool do të mbështetet te Salah, por pa harruar Firmino dhe Mane. Finalja e madhe do të startojë në orën 20:45 ku do të luhet për trofeun më të rëndësishëm për klube në kontinent.

Tv Klan