Prokuroria e Posaçme ka mbyllur hetimet për dosjen e koncesionit të sterilizimit dhe ka dërguar në gjykatë dosjen ndaj 9 personave të vënë nën akuzë.

Mes tyre është dhe ish-ministri i Shëndetësisë, Ilir Beqaj. Ndaj këtij të fundit prokuroria ka ngritur veprën penale të “shpërdorimit të detyrës”, lidhur me procedurat e dhënies së koncesionit me vlerë 100 milionë Euro, në vitin 2015.

Mbi këto dyshime më herët për ish-ministrin Beqaj, është caktuar dhe masa e sigurimit “detyrim paraqitje”.

Nga hetimet ka rezultuar se ish-ministri nuk ka evituar konfliktin e interesit me biznesmenin Ilit Rrapaj, fituesin e koncesionit me vlerë 100 milionë Euro dhe nuk ka kërkuar studim të detajuar për nevojat e sterilizimit në mënyrë që të zgjidhte një variant më pak të kushtueshëm.

Në këto kushte, SPAK ka vënë në akuzë edhe Ilir Rrapajn në cilësinë e aksionerit të kompanisë dhe ish-zëvendësministrin e Shëndetësisë në atë kohë, Klodian Rjepaj, të cilët prej Gushtit 2023 ndodhen në burg.

Sipas Prokurorisë së Posaçme ata kanë konsumuar veprat penale të falsifikimit të dokumenteve, mashtrimit dhe shpërdorim të detyre.

Ndërkohë sa i takon 6 ish-zyrtarëve dhe anëtarëve të Komisionit të Ofertave, ata janë në masë sigurimi detyrim paraqitje, pasi SPAK i akuzon për falsifikim dokumentesh në procedurën e dhënies së koncesionit në 2015.

Tv Klan