Pas vendimit të Suedisë për të mbyllur çështjen për kreun e Wikileaks, Julian Assange, ky i fundit reagoi nga ballkoni i famshëm i ambasadës së Ekuadorit në Londër, ku qëndron i azil prej 5 vjetësh.

Assange e cilësoi vendimin e prokurorisë suedeze një “fitore të rëndësishme”, por nga ana tjetër tha se lufta e vërtetë fillon tani. 7 vite akuza të rreme ndaj meje, nuk fal dhe nuk harroj, tha Assange.

Kryeprokurorja e Suedisë njoftoi se urdhri i arrestit për përdhunim anulohet pasi ishte e pamundur qe Assange të njoftohej në rrugë zyrtare mbi krimin e dyshuar. Kjo procedure është pjesë e legjislacionit sudez për hetimin penal.

Gjithsesi anulimi i urdhër–arrestit nuk do të thotë se 45 -vjeçari mund të dalë nga ambasada e Ekuadorit. Autoritetet britanike zotërojnë një tjetër urdhër arresti për mosparaqitje ne gjykate ne datën 29 korrik te vitit 2012.

Julian Assange akuzohet nga Shtetet e Bashkuara te Amerikës për nxjerrjen e qindra mijëra sekreteve ushtarake dhe dokumentave diplomatike.

 

 /Tv Klan