Një sulm me armë ka ndodhur mëngjesin e sotëm në një bankë në Duisburg të Gjermanisë. Sipas mediave gjermane persona të armatosur kanë hyrë në bankë dhe kanë marrë peng një punonjës.

Edhe pse policia mbërriti mënjëherë në vendngjarje, ajo ka mundur të hyjë brenda ambienteve të bankës pas disa orësh, kur edhe ka liruar pengun. Sipas “Bild” personi i marrë peng nuk ka pësuar dëmtime serioze./tvklan.al