ISIS ka marrë përgjegjësinë për sulmin me bombë e armë në një stacion televiziv në Kabul.

Sipas

The Independent

, autorët e sulmit kanë qenë dy. Ata ishin veshur si roje sigurie në momentin që hapën zjarr ndaj stafit.

Forcat speciale arritën të neutralizonin autorët në televizionin Shamshat pas dy orësh.

Sipas policisë, dy persona kanë vdekur, ndërsa 20 të tjerë janë plagosur.

“Njerëz të veshur si policë hynë dhe fillimisht hodhën granata dore, që vranë një nga rojet e sigurisë dhe plagosën një tjetër. Pas kësaj, hynë në ndërtesë dhe filluan të qëllonin. Disa nga kolegët tanë u goditën

“, tha drejtori i lajmeve, Abed Ehsas.

Sipas Ministrisë së Brendshme afgane autorët kanë qenë vetëm dy persona, një burrë dhe një grua. Ata u vranë nga forcat speciale të policisë.

Në një deklaratë në agjencinë e lajmeve Amaq, që përdoret nga ISIS, u deklarua se Shteti Islamik kishte vrarë më shumë se 20 persona pa treguar asnjë fakt.

Organizata terroriste është e vendosur në një provincë në lindje dhe ka marrë përgjegjësinë për disa sulme që kanë shënjestruar civilë në kryeqytetin afgan.

Shpesh ISIS i fryn raportet në agjencinë e vet të lajmeve për t’i përdorur ato për propagandë.

/tvklan.al