Policia turke arrestoi mbrëmjen e së hënës, Abdulkadir Masharipov, autorin e dyshuar  te masakrës së Stambollit natën e ndërrimit të viteve, ku mbetën të vrarë 39 persona dhe u plagosën rreth 70 të tjerë, disa prej tyre turistë të huaj.

 

stambolli

Kjo foto e publikuar nga mediat turke tregon momentet e para të kapjes së terroristit nga Uzbekistani. Ai duket i gjakosur dhe i dhunuar. Mashirapov u arrestua në banesën e një miku të tij në lagjen Esenyurt, rreth 40 km nga klubi Reina, ku ai kreu aktin barbar. Në momentin e arrestimit ai ishte bashkë me të birin 4-vjeçar. Përveç autorit të masakrës së Vitit të Ri, policia turke arrestoi edhe 3 persona të tjerë që ndodheshin në banesë.

Të gjitha forcat turke të sigurisë ishin angazhuar prej javësh për kapjen e terroristit. Mediat turke thonë se Abdulkadir Mashirapov ishte një militant i Shtetit Islamik, vrasës gjakftohtë dhe i stërvitur në kampet e ISIS.

Disa orë pas masakrës, grupi terrorist mori përsipër sulmin, duke thënë së kjo ishte një kundërpërgjigje për rolin e Turqisë në aleancën ushtarake për mposhtjen e terroristëve.

Terroristi uzbek kishte mbërritur në Stmboll rreth dy javë para sulmit nga një provincë e Konias. Ai ishte pjesë e një celule të ISIS në Konia, nga e cila kishte marre mbështetje të vazhdueshme./ TV KLAN