Votuesit në Zvicër kanë hedhur poshtë propozimin për “bazën e garantuar të të ardhurave” për të gjithë shtetasit dhe banorët për një kohë të gjatë, për të cilin mbështetësit thonë se do të promovonte dinjitet në shoqëri.

Ky propozim u refuzua në referendumin e të dielës, ku ishte shtruar pyetja:

A dëshirojnë që të gjithë shtetasit e Zvicrës dhe të jashtmit, që kanë të drejtë të qëndrimit për të paktën pesë vite, të marrin të ardhura bazë të pakushtëzuara?

Kjo nismë u refuzua nga 77% të votuesve.

Sipas propozimit, do të garantohej që çdo njeri i rritur, i kualifikuar, të kishte një minimum të të ardhurave mujore prej 2,500 frangash zvicerane (2,535 dollarë amerikanë), ndërsa çdo fëmijë do t’i kishte të siguruara rreth 625 franga zvicerane.

Qeveria e Zvicrës e ka kundërshtuar këtë propozim, duke thënë se për financimin e kësaj mase do të duhej të bëheshin shkurtime në buxhet ose rritje të taksave. /

tvklan.al