Motra e aktores australiane Jessica Falkholt ndërroi jetë këtë të premte, tre ditë pas aksidentit horror me makinë, ku gjetën vdekjen prindërit e aktores dhe një tjetër person.

21-vjeçarja Annabelle ndërroi jetë në një spital në Sidnei, ku ndodhej e shtruar. 28-vjeçarja Jessica, e cila u bë e famshme në telenovelën Home and Away në vitin 2016-të, mbetet në gjendje kritike për jetën.

Annabelle Falkholt

Familja e saj u përplas me një tjetër automjet në autostradë, pranë Ulladulla, New South Wales. Prindërit e aktores dhe shoferi i makinës tjetër gjetën vdekjen e menjëhershme.

Ky aksident i rëndë ka zënë faqet e para të mediave australiane, por edhe ato britanike e amerikane. Ndërsa policia e ka konsideruar ngjarjen një

“tragjedi të vërtetë

“.

Jessica Falkholt

Të dyja motrat u nxorën të gjalla nga makina e shkrumbuar dhe u dërguan me helikopter në spital. Jessica, sipas BBC, mbetet në koma dhe nuk dihet ende nëse ajo është në dijeni të vdekjes së familjarëve të saj.

/tvklan.al