Treg përbashkët energjetik me Kosovën

 Çipa: Hap drejt unifikimit energjetik të gjithë rajonit


Shqipëria dhe Kosova po punojnë për një treg të përbashkët energjetik që do të bëjë të mundur plotësimin e nevojave me energji të dy vendeve dhe shfrytëzimin e kapaciteteve prodhuese.  Me Kosovën është vetëm një hap, dhe më pas synohet të krijohet  një treg me i gjerë energjetik me vendet e rajonit.

Për të shfrytëzuar më mirë kapacitetet prodhuese  mes dy vendeve, Kosova dhe Shqipëria po punojnë  për krijim e një tregu të përbashkët energjetik. Ministria e Infrastrukturës dhe Energjisë bën të ditur se janë ngritur grupet teknike dhe ka nisur puna për krijimin e bursës shqiptare të energjisë që do të bëjë të mundur shitjen dhe blerjen me shumicë të saj.

“Prodhimi energjisë nga ne është nëpërmjet hydro nga Kosova me qymyr dhe bëjmë një alternim. Bursa është mekanizmi që bën të mundur shitjen blerjen e energjisë, të gjitha flukset e energjisë hapet tregu edhe për prodhuresit”.

Linja e intekonjeksionit me Kosovën është gati dhe shpresohet që të zgjidhet ngërçi me Serbinë, deri në krijimin e tregut të përbashkët rajonal, pasi ndryshe një treg energjetik me Kosovën nuk do funksiononte pa këtë linjë.

Sipas Ministrisë së Energjisë, tregu përbashkët energjetik  me Kosovën do të thotë hapa drejt tregut të përbashkët energjetik me gjithë vendet e rajonit. 

 “Fund 2018 e gjithë infrastruktura fizike është gati pasi me Greqinë e kemi, me Kosovën po me Malin e Zi e kemi ndërsa me Maqedoninë po bëhet.”

Një treg i përbashkët rajonal që shihet në të ardhmen sipas Drejtuesve të Ministrisë së Energjisë dhe Infrastrukturës do të bënte që vetë konsumatorët familjarë të kenë mundësi të zgjedhin lehtësisht furnizuesit e energjisë elektrike madje edhe nëpërmjet celularit.

Burimi: Klan Plus

Kategori
EkonomiKlan PlusTe funditTë gjithaVideo
0 Komente

Përgjigju

*

*