Si pasojë e gjendjes së rënduar ekonomike dhe të papunësisë, emigrimi i komunitetit shqiptar nga Mali i Zi po shënon një rritje të theksuar.

Dukuria e emigrimit, kohëve të fundit, ka marrë një hov të madh dhe për pasojë shumë vendbanime po mbesin pa banorë, raporton “Zëri i Amerikës”.

Plava dhe Gucia si dhe pjesa e malësive në Malin e Zi vitet e fundit po shënojnë rritje të theksuar të emigrimit.

Aktualisht emigrimi i komunitetit shqiptar nga këto treva është dyfish më i madh se numri i popullsisë së regjistruar që jetojnë aty. Emigrimi zgjat prej një shekulli dhe vazhdon.

https://av.voanews.com/Videoroot/Pangeavideo/2017/07/9/96/96129dd4-97bb-439f-863d-611ede28ec8c.mp4