Presidenti amerikan, Donald Trump ka thënë se Koreja e Veriut “po kërkon belanë” –  dhe paralajmëroi se SHBA-të do t’i ofronte Kinës një marrëdhënie më të mirë tregtare nëse Pekini do ta ndihmonte në zgjidhjen e krizës me Phenianin.

“I shpjegova Presidentit të Kinës se marrëveshja tregtare me SHBA-të do të ishte shumë më e mirë për ta nëse zgjidhin problemin e Koresë së Veriut”, tha Trump në një postim në Twitter.

Në një tjetër postim, Trump tha se Korea e Veriut po kërkon belanë. “Nëse Kina vendos të na ndihmojë, do të ishte e shumë mirë. Nëse jo, ne do ta zgjidhim atë problem edhe pa ta.”

Ndërkohë, Koreja e Veriut ka reaguar duke theksuar se ata janë të “gatshëm për luftë”. Deklarata e autoriteteve koreano-veriore vjen pas atyre që ata i quajtën “lëvizje të pamatura për pushtim” të Uashingtonit, duke dërguar luftanijet e tyre në ujërat territoriale të Koresë së Veriut.

“SHBA do të jetë përgjegjëse për pasojat katastrofike”, paralajmëroi një zëdhënës i ministrisë së Jashtme të Koresë së Veriut.

SHBA-të kanë dërguar aeroplanmbajtësen

USS Carl Vinson

  dhe një grup luftanijesh në ujërat pranë gadishullit. Qëllimi zyrtar është mbajtja e stërvitjeve të përbashkëta ushtarake me Korenë e Jugut, por shumë e kanë vlerësuar si një “tregim force” kundër ambicieve bërthamore të Koresë së Veriut, e cila ka sfiduar komunitetin ndërkombëtar me testet e njëpasnjëshme. /tvklan.al