Një grua ka ngritur një padi kundër Donald Trump, duke e akuzuar atë për sulm seksual.

Avokatja e gruas, Gloria Allred, tha për shtypin se klientja e saj kishte ngritur një padi të martën.

Shumë gra e kishin akuzuar dhe më parë presidentin e sapozgjedhur për sulme seksuale, por ai i mohoi të gjitha pretendimet. Vetëm një grua ngriti padi kundër tij, por ajo refuzoi ta zbulonte identitetin e saj në një konferencë për shtyp.

Akuzat janë ngritur pas videos së seksit të vitit 2005, të publikuar në Access Hollywoood, ku tregohej Trump duke iu mburrur Billy Bush rreth prekjes së organeve gjenitale të grave dhe duke i thënë se mund t’ia hidhte paq kësaj gjëje sepse ishte i famshëm.

Video e vitit 2005, e cila u publikua në tetor,  shkaktoi zemërimin e demokratëve dhe republikanëve, gjë që detyroi Trump të dilte ne një deklaratë në mesnatën e asaj dite për të kërkuar falje për komentet që kishte bërë për moderatorin e Access Hollywood, Billy Bush.

“Kam thënë dhe kam bërë gjëra për të cilat më vjen keq dhe fjalët e thëna në atë video, është një prej tyre. Çdokush që më njeh mua, e di se këto fjalë nuk më pasqyrojnë se kush jam. Unë i thashë dhe ishte diçka e gabuar, kërkoj falje për këtë”, tha ai./tvklan.al