Përmendja nga presidenti Trump e një ngjarjeje ne Suedi që në fakt nuk kishte ndodhur vazhdon të tërheqë vëmendjen në media dhe rrjetet sociale.

Në tubimin e së shtunës në Florida, Trump, duke mbrojtur urdhrin e tij për ndalimin e migranteve nga vendet myslimane tha mes të tjerash

“Shikoni çfarë ndodhi në Gjermani, shikoni çfarë ndodhi në Suedi natën e kaluar. Suedi, kush do e besonte. Suedi. Ata pranuan numra të lartë refugjatesh. Ata po hasin probleme sa ç’nuk e kishin imagjinuar kurrë.”

Por në të vërtetë asgjë nuk kishte ndodhur në Suedi të premten në mbrëmje.

Rrjetet sociale shpërthyen ne humor ndaj presidentit, ndërkohë qe ish-kryeministri suedez Carl Bildt pyeti ne rrjetet sociale se ‘Çfarë ka tymosur Trump’.

Vetëm dje në mbrëmje Trump iu rikthye çështjes dhe sqaroi se e kishte pasur fjalën për një pasazh që kishte parë në FoxNews për problemet që sjellin refugjatet në Suedi.

Ishte një klip nga një film i Ami Horowitz që rrekej te dokumentonte dhunën e refugjatëve në Suedi.

Ndërkohë dokumentari i Horoëitz u vu gjithashtu në shënjestrën e mediave suedeze qe e cilësuan te pasakte, te mbushur me gabime.

Horowitz e quante Suedinë ne dokumentar kryeqytetin europian te përdhunimeve. Por zyrtaret suedeze thane se statistikat e tyre nuk e mbështesnin këtë pohim. Raportohen më shumë përdhunime sepse më shumë viktima guxojnë të denoncojnë, jo sepse ndodhin më shumë raste dhe kjo s’ka të bëjë me praninë e refugjateve thanë ata./Tv Klan