Institucionet financiare jo banka dhe unionet e kursim – kreditit, kërkojnë licensimin nga autoritetet shqiptare që të kthehen në banka.

Kërkesën shoqata e mikrofinancës e bazon në shtimin e kredisë në ekonomi dhe zgjerimin e këtij tregu. Deri më sot këto fonde kanë dhënë kredi, por nuk lejohen që të bëhen mbajtës të depozitave, çka kufizon shumat që ata japin hua.

“I jep mundësi këtyre institucioneve që të sigurojnë fonde të lira brenda grupit të kredimarrësve. Fonde të cilat do të transmetohen në formën e krediteve tek klienti, por me kosto më të lirë”.

Institucionet financiare japin financime për tregun e ulët dhe të paformalizuar, siç janë bizneset e vogla, fermerët dhe emigrantët.

Mungesa e kolateralit ka bërë që normat e intersit nga këto institucione të shkojnë në 18%, për këtë arsye ata kërkojnë që një pjesë e kolateralit për shtresat vunerabël të garantohet nga shteti.

Tv Klan