Raportuesi për Maqedoninë në Parlamentin Europian, Ivo Vajgl deklaron se shqiptarët e Maqedonisë kanë të drejtat e tyre të plota në vendimarrjen politike në Maqedoni, pasi nuk janë minoritet, por një komb në gjirin e shtetit dhe shoqërisë maqedonase. Si rrjedhim, thotë ai në një intervistë për Televizionin Klan, të drejtat e tyre mund vetëm të zmadhohen dhe jo të zvogëlohen.

“Respekti i minoriteteve është parim bazë për çdo shtet demokratik. Në fakt, shqiptarët në Maqedoni nuk janë një minoritet. Ata janë një komb në gjirin e shoqërisë maqedonase dhe shtetit maqedonas. Sigurisht që ata kanë të gjitha të drejtat dhe këto të drejta nuk mund të zvogëlohen, por vetëm të zmadhohen”.

Vajgl shprehet se historia mbi platformën e shqiptarëve është e ekzagjeruar, por ka kritika për përfshirjen e Shqipërisë.

“Gjithë historia lidhur me të ashjtuquajturën platformë është e ekzagjeruar. Polemika që ka shkaktuar ajo nuk nuk ka shumë lidhje me programin e qeverisë së re. Sigurisht që ka ide dhe propozime të cilat mund të diskutohen në kuadrin e një shkëmbimi demokratik, por sipas mendimit tim ideja e kryeministrit Edi Rama që të ftojë liderët e partitë politike shqiptare në Tiranë, si një lloj demonstrimi i bashkimit, nuk ishte e mirë. Do të kishte qenë shumë mirë nëse idetë dhe propozimet e partive politike maqedonase të prezantoheshin në Maqedoni, në Shkup dhe të reflektoheshin në programin e qeverisë së re”.

Raportuesi për Maqedoninë shpreson në një kompromis midis palëve, për krijimin e një qeverie bazuar mbi një shumicë parlamentare për të qeverisur vendin dhe për të mos menduar përsëritjen e skenareve të krizës

Tv Klan